Një mjet falas nga AGStudio
Gjenerohet 100% në browser · asgjë s'ruhet

Krijo QR Code Falas me Logo. Pa regjistrim. Pa skadim.

Krijo QR code falas për website, WhatsApp, WiFi, Google Review dhe më shumë. Vendos logon e biznesit tënd në mes të kodit, personalizo ngjyrat dhe shkarko në PNG, SVG ose PDF.

  • Falas
  • Pa regjistrim
  • Pa skadim
  • Pa watermark
  • Gjenerohet direkt në browser

Gjeneruesi i kodit QR

1

Përmbajtja

Çfarë hap kodi
Gjeje te Place ID Finder i Google. Kodi hap direkt formën "Shkruaj një review".
Google Maps → kliko djathtas mbi pikën → koordinatat dalin në krye.
2

Logoja e biznesit

Del në mes të kodit
Ngarko logon këtu Kliko ose zvarrit · PNG, JPG, SVG, WebP · deri 2 MB
Logo e ngarkuar
Korrigjimi i gabimeve u vendos në "Lartë" për skanim të sigurt.
42%
Mbi 50% testoje me telefon para printimit.
Pastro pikat pas logos
3

Stili dhe ngjyrat

Gradient me dy ngjyra
Sfond transparent
4

Tekst poshtë kodit

p.sh. "Skano menunë"
Shto tekst
5

Të avancuara

12

Çfarë është QRCode Falas

QRCode Falas është një gjenerues QR code falas me logo, online, i krijuar nga AGStudio për përdorues dhe biznese në Shqipëri. Nuk kërkon regjistrim. Krijon kode QR statike që nuk skadojnë. Lejon vendosjen e logos së biznesit në mes të kodit dhe personalizim të formës e ngjyrave. Eksporton në PNG, SVG dhe PDF deri në 4096 px. Gjithçka gjenerohet në browser: kodi përmban saktësisht destinacionin që vendos ti, pa faqe ndërmjetëse dhe pa redirect.

Gjenerues QR falas për çdo nevojë

QR për Website

Çon klientin direkt te faqja jote nga një fletushkë, kartëvizitë ose vitrinë. Vendos linkun e plotë me https://.

QR për WhatsApp

Hap bisedën me numrin tënd dhe një mesazh të paraplotësuar. Mirë për dyqane, servise dhe porosi.

QR për WiFi

Klienti lidhet me rrjetin pa shtypur fjalëkalimin. Printoje te tavolina ose recepsioni.

QR për Google Review

Hap direkt formën "Shkruaj një review" të biznesit tënd në Google. Vendose te fatura ose te dalja.

QR për Menu

Krijo QR për linkun e menusë (faqe ose PDF në website-in tënd) dhe vendose te çdo tavolinë.

QR për Biznes

Kartëvizitë digjitale (vCard), telefon, email, vendndodhje në hartë ose event me datë dhe orë.

Si të krijosh një QR Code falas

  1. Zgjidh llojin e QR — Website, WhatsApp, WiFi, Google Review, vCard, telefon, email, vendndodhje ose event.
  2. Vendos linkun ose informacionin — parapamja përditësohet direkt sa shtyp.
  3. Personalizo dhe shkarko — ngjyra, forma, logo, tekst poshtë kodit; pastaj PNG, SVG ose PDF.

Pse ta bësh QR code-in këtu

S'të mbetet fletushka në dorë

Shumë "gjenerues falas" të krijojnë kod dinamik pa ta thënë, e pas 7-14 ditësh e fikin derisa të paguash 130-180€ në vit. Këtu informacioni është brenda vizatimit, jo në serverin tonë.

QR hap direkt destinacionin tënd

Kodi përmban saktësisht linkun që vendos ti. Pa faqe ndërmjetëse, pa redirect, pa numërim skanimesh nga ne.

Privat me dizajn

Fjalëkalimi i WiFi-t, kontaktet, logoja — asgjë s'ngarkohet askund. Gjithçka ndodh brenda browser-it tënd.

Print-ready

Eksport vektorial SVG dhe PDF me madhësi reale në mm — kodi del i mprehtë në poster, paketim apo kartëvizitë.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është një QR Code?

Një QR code është një imazh me katrorë që telefoni e lexon me kamerën dhe hap përmbajtjen brenda tij: link, kontakt, rrjet WiFi, mesazh WhatsApp. Përmbajtja është e koduar direkt në vizatim.

Si krijohet një QR Code falas?

Zgjidh llojin, vendos linkun ose informacionin, personalizo pamjen dhe shkarko. Nuk ka regjistrim, pagesë ose watermark.

A skadon QR Code?

Jo. Kodet janë statike: përmbajtja është brenda vizatimit dhe funksionon për sa kohë kodi i printuar lexohet dhe destinacioni (p.sh. website-i yt) është aktiv.

A është QR code me logo falas?

Po, tërësisht — edhe logoja. Të gjitha llojet, personalizimet dhe formatet e eksportit janë falas, pa limit numri.

A duhet të regjistrohem?

Jo. Hap faqen, krijo kodin, shkarko. Asnjë llogari, email ose fjalëkalim.

A mund të vendos logon time?

Po. Ngarko PNG, JPG, SVG ose WebP deri 2 MB te seksioni “Logoja e biznesit”. Del në mes të kodit dhe korrigjimi i gabimeve ngrihet vetë në “Lartë” për skanim të sigurt.

A mund ta përdor QR për biznes?

Po, pa kufizim. Kartëvizita, menu, fatura, paketim, banera, vitrina — kodet janë të tuat.

Si krijoj QR për WhatsApp?

Zgjidh “WhatsApp”, shkruaj numrin me kod shteti pa “+” (p.sh. 355691234567) dhe, nëse do, një mesazh të paraplotësuar. Skanimi hap direkt bisedën.

Si krijoj QR për WiFi?

Zgjidh “WiFi”, shkruaj emrin e rrjetit (SSID), fjalëkalimin dhe llojin e sigurisë (WPA/WPA2 për shumicën). Telefoni lidhet pa shtypur asgjë.

Si krijoj QR për Google Review?

Zgjidh “Review” dhe vendos Place ID-në e biznesit nga Google (gjendet me Place ID Finder). Kodi hap direkt formën “Shkruaj një review”.

PNG, SVG apo PDF — cili format është më i mirë për printim?

Për printim SVG ose PDF: janë vektoriale dhe mbeten të mprehta në çfarëdo madhësie. PNG përdore për website, dokumente dhe rrjete sociale.

A ruhen të dhënat e mia?

Jo. Kodi gjenerohet brenda browser-it tënd; linku, fjalëkalimi i WiFi-t, kontaktet dhe logoja nuk ngarkohen në asnjë server. Faqja ruan lokalisht vetëm një shënim që ke parë mesazhin pas shkarkimit.

A mund ta ndryshoj linkun pasi QR është printuar?

Jo. Kodi statik e ka linkun të fiksuar brenda. Nëse ndryshon diçka, gjenero kod të ri. Këshillë: drejtoje kodin te një faqe që e kontrollon ti dhe ndrysho faqen, jo kodin.

QR është vetëm një pjesë e prezencës tënde online.

AGStudio ndihmon bizneset me website, Google Business, hosting, domain .AL dhe support teknik.

Shiko zgjidhjet e AGStudio